Adem Mikullovci i bashkohet Vetëvendosjes

Në vazhdën e aderimeve të figurave publike në partitë politike para zgjedhjeve të parakohshme të cilat do të mbahen më 11 qershor, aktori kosovar Adem Mikullovci i është bashkuar Lëvizjes Vetëvendosje.

Kështu ka bërë të ditur sekretari organizativ i Lëvizjes Vetëvendosje Dardan Molliqaj në Facebook.

“Lëvizjes sonë iu bashkua aktori i madh shqiptar Adem Mikollovci, i cili njihet për konsistencën e tij politike prej kur ishte deputet i Kuvendit që shpalli Deklaratën Kushtetuese të 2 Korrikut.Tek partitë e tjera po shkojnë kalkulantët. Në Lëvizje po vijnë parimorët. Mirë se vjen baci Adem!”, shkruan Molliqaj në Facebook.

 
Loading...