Acer prezantoj një tablet të ri (Video)

Acer Iconia 10 quhet modeli më i ri i tabletave nga Acer i cili vjen me dy versione.
Njëri version ka ekran 10.1 inç WUXGA, 2GB RAM, 32GB hapësirë të brendshme dhe procesorin MediaTek MT8217 me katër bërthama Cortex-A7 me shpejtësi 1.5 GHz.
Versioni tjetër ka ekran me rezolucion 1,280 x 800 pikselë, 500 MB RAM, 1GB/16GB hapësirë të brendshme dhe procesor me shpejtësi 1.3GHz.
Tabletët kanë bateri me kapacitet 5,910mAh ose 5,700mAh, klientët kanë mundësi zgjidhje në dy ngjyra, të bardhë dhe të zezë. Deri sa versioni i parë  kushton 250 dollarë, version i dytë ka çmim 200 dollarë.