A po planifikon Sony të largohet nga telefonat e mençur

Kompania e njohur Sony, ndonëse prodhon telefona të mençur të një cilësie të lartë, sic duket po planifikon të largohet nga ky biznes.
 Edhe pse nuk kemi asgjë zyrtare, shefi i ekzekutiv i Sony-it, Kazuo Hurai, në një konferencë njoftoj se kjo kompani nuk do të vazhdoj më me rritjen e shitjeve në tregun e telefonave inteligjent. Krejt kjo supozohet se ka të bëj me atë se konkurrenca në tregun e telefonave të mençur kohëve të fundit është shumë e madhe.
Megjithatë, mbete të shihet se a do të kemi një tërheqje graduale, apo do të vazhdohet me këtë biznes. Ajo që flitet për Sony-in, është se kjo kompani është duke planifikuar të investoj në produktet që deri më tani është treguar më e suksesshme, në sensorët e kamerave si dhe në Sony Playstation.
 
Loading...