A po ndahen rrugët e Paskal Milos me Edi Ramën?

Partia Demokracia Sociale mund të dalë jashtë koalicionit me Partinë Socialiste në zgjedhjet lokale, nëse kjo e fundit nuk respekton marrëveshjen.

Nga Gjirokastra, ku mori pjesë në një aktivitet për promovimin e dy librave të tij, lideri i PDS-së, Paskal Milo mohoi një koalicion të mundshëm me Partinë Demokratike, ndërsa shtoi se ekziston mundësia për një koalicion me partitë e majta të qendrës, nëse Partia Socialiste nuk përmbush marrëveshjen e nënshkruar me PDS.

Sipas Milos, nuk përjashtohet mundësia e krijimit të një koalicioni me partinë e Gjinushit. I pyetur lidhur me marrëdhëniet me PS-në, Milo tha se nuk dëshiron t’i prishë, pasi me këtë force politike, kanë kaluar shumë sfida.