A mund të besoni, ja sa milionë janë shpenzuar për shëndetin e Schumacher

Shtatë herë kampioni i botës në Formula 1, Michael Schumacher, po vazhdon të rikuperohet pas një aksidenti të rëndë që e pësoi me ski më 29 dhjetor në vitin 2013, në Alpet franceze.

Që nga ajo kohë, një ekip i ekspertëve shëndetësor po merret me shërimin e gjermanit, dhe ky tretman, po kushton shumë shtrenjtë.

Është zbuluar se deri më tani, familja e Schumacher ka shpenzuar 14 milionë euro trajtimin e tij, që kap një mesatare prej 20 mijë euro në ditë.

Për shëndetin e Michael Schumacher, aktualisht po kujdesen më shumë se 15 profesionist mjekësor.