A ka rreziqe ngrënia në sasi e mollëve?

Nuk ka asnjë efekt anësor që lidhet me ngrënien e mollëve. Por farat e mollës përmbajnë cianid, një helm i fuqishëm. Ngrënia e shumë farave të mollëve mund të jetë fatale, ndaj ato nuk duhen ngrënë.

Për më tepër, duke qenë se mollët janë shumë acidike, ato mund të jenë katër herë më dëmtuese për dhëmbët se pijet e gazuara. Një nga studiuesit thotë se “ngrënia e ushqimeve që kanë përmbajtje acidike përgjatë gjatë gjithë ditës, është e dëmshme, ndërsa ngrënia gjatë vakteve është më e sigurtë. S’është çfarë hani, por si e hani. Një mollë në ditë bën mirë, por nëse mollën e hani gjatë gjithë ditës, mund të dëmtoni dhëmbët.