A jeni gati? Sot i keni 4 finale!

Simpatizuesit e sportit numër një në botë, futbollit, sot kanë para vetes katër sfida interesante që nuk bën të lëshohen. Janë katër finale të mëdha të futbollit evropian. Në Spanjë, nga ora 21:30, luhet finalja e Kupës së Mbretit, mes Athletic Bilbaos dhe Barcelonës.

Në Angli zhvillohet finalja e Kupës FA, mes Arsenali dhe Aston Villas, takim që nis në ora 18:30.

Nga Anglia, një finale vjen edhe në Gjermani. Është Borussia Dortmund që dëshiron t’i japë lamtumirën Jurgen Kloppit me një trofe. Ata takohen me Ëolfsburgun, në finale e Kupës, që nis në ora 20:00.

Në Francë, Auxerre dhe PSG takohen nga ora 21:00.