A është ky njeri nga Drenica, shqiptari më i mençur? (VIDEO)

Hetem Ramadani një biznesmen multimilioner nga Drenica, i cili gjithë pasurinë e ka krijuar në Slloveni, përveç që është njeriu ndër më të pasurit në gjitha trojet shqiptare, ai gjithashtu ka një karakteristikë krejt tjetër nga të pasurit, pasi konsiderohet si njëri ndër shqiptarët më të meçur, transmeton portali Drenica Press.

Ramadani lidhur me jetën e tij thotë se fëmijëria e tij ishte shumë e thjeshtë, ku pas orarit të shkollës ai ka qenë bari, ku ka ruajtur delet në livadhet e Drenicës

Ndërkaq më pas ai ka themeluar kompaninë e tij gjigande në Slloveni “Salbatring”>SalbatringInternational”>International”, e cila duket se ka qenë shumë fitimprurëse për biznesmenin kosovar. Ajo është krijuar më 1990, në Lubjanë të Sllovenisë, ndërsa emri është bashkimi i kombinimeve të emrave të vajzave të tij, Saranda, Albana dhe Tringa.

Viteve pas Dejtonit, ai krijoi marrëdhënie të mira me njerëzit e UÇK-së. Ai kishte një lidhje të mirë me Adem Demaçin dhe sa herë që shkonte në Slloveni, ishte ndërmjetësues i Adem Demaçit dhe i UÇK-së. Dhe, jo vetëm kaq. Hetemi siguroi lidhje, informata dhe bashkëpunim me Slloveninë në të gjitha aspektet. Dosja sllovene për oficerët shqiptarë të ish- Ushtrisë jugosllave, thuhet se kishte kaluar nëpër duart e tij dhe shpërndarë gjithandej.

 

Lexo tjetër  Zjarr i madh në Prishtinë (FOTO)