A është kjo lamtumira e Falcaos me Man United? (Foto)

Radamel Falcao si duket është drejt ndarjes me Manchester United. Sulmuesi kolumbian duket se e ka dhënë një mesazh lamtumirës me United.

Pas një edicioni zhgënjyes ku më shumë ishte në ballinat e mediave për kritika dhe dështime, Falcao megjithatë ka gjetur fjalë të mira për tifozerinë e kësaj skaudre.

Në një shkrim në Twitter, Falcao ka shkruar një falënderim publik.

“Faleminderit shumë për mbështetjen e pabesueshme gjatë sezonit nga tifozët e Manchester United. Të paharrueshëm” shkruan Falcao në Twitter.

Ky mesazh thuhet se është i fundit nga Falcao si lojtar i Manchester United pasi që lojtari dhe skuadra kanë vendosur të ndahen në fund të sezonit.