A e dini se Google “spiunon” përdoruesit e saj?

Kompania Google ka zbuluar se po përballet me një presion në rritje të qeverive nga  e gjithë bota për të zbuluar të dhëna mbi përdoruesit e rrjetit për  hetimet penale.

Numri i kërkesave për informacion është rritur me 15% në gjysmën e parë të këtij viti dhe me 150% në pesë vitet e fundit, tha kompania gjatë prezantimit të raportit gjashtëmujor.

Shtetet e Bashkuara, kanë kërkesa më të mëdha për të marrë informacion, me numrin e kërkesave që e ka kaluar rritjen prej 19% në gjashtë muajt e parë të vitit 2014, dhe 250% që nga viti 2009, kur Google filloi publikimin e raportit të transparencës.

Por Google, ashtu si kompanitë e tjera të teknologjisë, është e kufizuar në shumë detaje që mund të publikojë dhe informacioni jepet njëherë në gjashtë muaj.

Ajo po mundohet që të ruajë një ekuilibër midis ruajtjes së privatësisë së përdoruesve të saj dhe kërcënimeve të sigurisë kombëtare dhe mbarëkombëtare.

“Qeveritë kanë një rol legjitim dhe të rëndësishëm në luftën kundër krimit dhe kërcënimeve të sigurisë kombëtare,” tha Richard Salgado, drejtor i zbatimit të ligjit dhe sigurisë së informacionit në Google.

“Për të ruajtur besimin e publikut në të dyja anët, në qeveri dhe teknologji, ne kemi nevojë për reformë legjislative që siguron që fuqitë e mbikëqyrjes të jenë transparente, dhe në përputhje me ligjin”, shtoi ai.