A do të votoj Demarkacionin Donika, pasi kaloj në AAK, kjo është përgjigjja

Kthimin e Donika Kadajt-Bujupit në Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës, e ka mirëpritur deputeti i kësaj partie Muharrem Nitaj. Ai për Insajderin ka thënë se e ka  mirëpritur vendimin e saj për tu rikthyer siç e ka quajtur ai në shtëpinë e vjetër.

Nitaj ka thënë se gabimi i saj për tu larguar nga AAK-ja është përmirësuar sot.

“Kthimi i Donika Kadaj-Bujupit në Grupin Parlamentar të AAK-së është kthim i saj në shtëpinë e vjetër, njerëzit shpesh herë bëjnë lëvizje unë nuk e kam komentuar largimin e saj atëherë, kam qenë i përmbajtur dhe sot e shoh reflektim të saj kthimin në shpinë e vjetër. Besoj që ajo ka vlerësuar se ndoshta vendimi i saj i mëhershëm ka qenë i gabueshëm po besoj që sot e ka përmirësuar gabimin e saj dhe është kthyer në shpinë e vetë”, ka thënë Nitaj për Insajderin.

I pyetur nga Insajderi lidhur me votën e Kadajt-Bujupit për demarkacionin mes Kosovës dhe Malit të Zi, Nitaj ka thënë se nuk e di nëse për një gjë të tillë janë dakorduar. Por ai ka thënë se fakti që Kadaj-Bujupi është në AAK supozohet se duhet të jetë konform vendimeve të partisë.

“Sa i takon votës së saj për çfarëdo qoftë unë nuk i di detajet për Kadajn-Bujupin pre-supozohet se duke qenë anëtare e Grupit Parlamentar të AAK-së do ta ketë edhe votën e saj në akord me qëndrimin e Grupit Parlamentar të AAK-së”, ka thënë ai për Insajderin.

Kadaj-Bujupi i është bashkuar sot Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, teksa gjatë kohës sa ka qenë anëtare e VV-së ka kundërshtuar fuqishëm këtë marrëveshje duke konsideruar se Kosova po humb territor./Insajderi.com

Lexo tjetër  Haradinaj shkon në Parlamentin e Britanisë