A do të thyhet sot rekordi?

Lionel Messi me dy shokët e tij e kanë shansin sot që të bartin rekordin historik në futboll si treshja me më shumë gola të shënuara. Messi-Neymar-Luis Suarez kanë shënuar 117 gola deri tani në të gjitha garat dhe janë një gol drejt barazimit të rekordit, ndërsa me dy gola të mundshëm janë bartës të rekordit të ri.

Rekordin e mban treshja e Real Madridit, Ronaldo-Benzema-Higuain që së bashku në vitin 2012 kishin shënuar 118 gola.

Por treshja e Barcelonës kanë statistika bindshëm më speciale pasi që të tre futbollistët kanë bërë 65 asiste për njëri tjetrin, përkundër 34 asisteve të treshes së Realit.

Nëse nuk arrihet sot ky rekord, shansi për MSN do të jetë në finalen e madhe të Ligës së Kampionëve.