A do të ketë transferim të aplikacioneve Android dhe iOS ne Windows

Microsoft suprizoi komunitetin e zhvilluesve me lajmet e fundit ku tha se po përpiqej të ofronte mjetet e duhura për të bërë të mundur transferimin e aplikacioneve Android dhe iOS në Windows.

Është paksa e vështirë të gjykojmë mbi linja afatgjatë por aktualisht disa zhvillues thjeshtë nuk janë të interesuar. Të paktën kshtu thotë agjensia e lajmeve Reuters e cila kishe kontaktuar me një numër të konsiderueshëm zhvilluesish dhe kishte arritur në përfundimin se zhvilluesit nuk janë të motivuar për të transferuar aplikacionet në Windows.

Po kjo është një anketë e vogël, por nga ana tjetër Microsoft ka shumë punë për të bërë në mënyrë që të bindë zhvilluesit për të mbushur me aplikacione Windows Store. Sipas Reuters, 8 nga 12 zhvillues nuk janë të interesuar në ato çfarë Microsoft po sjell me Windows 10. Këto të 4 janë të interesuar dhe duhet të citohet se aktualisht janë edhe zhvillues aplikacionesh Android.

Po çfarë po i pengon zhvilluesit? Koha dhe përpjekjet e shpenzuara për të ndërtuar aplikacione nuk do të shpërblehen kurrë në Windows. Të paktën për momentin jo. Platforma Windows Phone duhet të fitojë pjesë tregu përpara se shndërrohet në diçka që u kursen kohë dhe para këtyre zhvilluesve.

Por le të kthehemi tek strategjia e aplikacioneve universale, dhe për këtë kemi një rast konkret. King, zhviluesi i lojës së famshme Candy Crush Saga bashkëpunoi me Microsoft për të vënë në jetë këtë projekt. Dhe falë këtij bashkëpunimi me mjetet e ofruara nga Microsoft u bë e mundur transferimi I aplikacionit iOS në Windows.

Dhe si rezultat ky aplikacion jo vetëm që do të jetë pjesë platformës mobile të Windows por edhe si një aplikacion universal që do të funksionojë edhe në desktop. Dhe njëkohësisht u lajmërua se Candy Crush do të jetë integruar me Windows 10 kur Microsoft ta debutojë zyrtarisht sistemin operativ. Kjo do ti shtojë qindra miliona përdorues aplikacionit.

Tani, nëse kjo që thamë më lart nuk ja vlen për kohën dhe paratë e shpenzuara, atëherë çfarë është ajo? (CIO Albanian)