A do të hakmerret Liverpooli? Ja se çka mund ti bëjë Sterlingut

Liverpooli thuhet se mund të hakmerret ndaj Raheem Sterling pas deklaratave ofenduese që ka bërë agjenti i tij lidhur me të ardhmen e yllit anglez.

Reds mund ti kundërpërgjigjen rëndë talentit anglez pasi që futbollisti ka edhe dy vite kontratë me këtë skuadër. Sipas mediave angleze, Liverpooli mund të vendos që mos të lejoi shitjen e lojtarit duke e lënë atë për dy vite të tjera në skuadrën U21 të rezervave.

Liverpooli e ka mundësinë që ti vë bllokadë lojtarit dhe se mund të pengoi shitjen e tij për asnjë çmim. Skuadra e madhe angleze e sheh deklaratën e agjentit të Sterling si ofenduese për klubin dhe se është duke shikuar që ti hakmerret atij në këtë mënyrë. Edhe deklarata e Rodgera ka qenë e prerë lidhur me të ardhmen e futbollistit.

“Faktet janë të thjeshta. Ai ka edhe 2 vjet kontratë me ne dhe ne do ta respektojmë këtë kontratë” ka thënë Rodgers.