A do të duket kështu iPhone 6C

Kompania e njohur Apple siç duket do të vazhdoj me prodhimin e telefonave të mençur me çmime më të lira.

Kanë filluar të qarkullojnë disa foto se pasardhësi i iPhone 5C do të jetë 6C dhe do të ketë pamjen si në foton më lart. Po ashtu është raportuar se ky model do të ketë edhe mundësin Touch ID, e cila mundësi nuk është të iPhone 5C.