96 VJETORI I VDEKJES SË ISMAIL QEMALIT

Ai vdiq në rrethana misterioze më 24 janar në Peruxhia të Italisë ku edhe është varrosur.
Nuk ka të dhëna të sakta por mendohet se Qemali është helmuar.
Më 28 Nëntor të vitit 1912, Shqipëria shpalli Pavarësinë dhe Ismail Qemali ishte kryeministër i parë i Shqipërisë.
Në shpalljen pavarësisë morën pjesë 83 delegatë nga të gjitha trevat shqiptare. Menjëherë pas shpalljes së pavarësisë, Asambleja e Vlorës formoi qeverinë e parë të Shqipërisë së Pavarur të drejtuar nga Ismail Qemali .
Njohja ndërkombëtare e pavarësisë si dhe përcaktimi i kufijve të Shqipërisë, u bë pas një viti në Konferencën e Ambasadorëve në Londër, vendim i së cilës qe shpallja e Principatës shqiptare sovrane nga Perandoria Osmane nën mbikëqyrjen e Komisionit Ndërkombëtar të Kontrollit dhe lënia e gjysmës së territoreve të shtetit të porsaformuar jashtë kufijve të tij administrativë.
 
Loading...