8 ushqimet më të mira për zemrën

Studimet e kohëve të fundit kanë treguar se mbi 50% e rasteve me sëmundje zemre janë të shmangshme me zgjedhjet e duhura ushqimore. Kur dikush mendon për lidhjen ndërmjet dietës ushqimore dhe shëndetit të zemrës, disa ushqime menjëherë na vijnë në mendje. Përveç verës së kuqe, çajit jeshil e bollgurit ka dhe ushqime të tjera që janë të dalluara për mbrojtjen e zemrës. Ky artikull i postuar në Huffington Post na tregon disa prej tyre :

1.Peshqit yndyrorë
Peshku
Peshqit yndyrorë si peshku ton, salmon apo sardelet përmbajnë sasi të mëdha të acidit yndyror omega-3, element kyç për uljen e rrezikut të aritmisë. Është e këshillueshme të konsumohet peshku të paktën 2 herë në javë.

2.Qepët
QAEPA
Ndërsa prisni qepët, mund t’ju dalin lot, por benefitet kardivaskulare tepër të konsiderueshme do t’ju bëjnë të buzëqeshni. Flavonoidët e gjendur tek qepa redukton kolesterolin, ndalon sforcimin e arterieve, rrit elasticitetin e enëve të gjakut dhe mban në nivel normal presionin e gjakut.

3.Patatet
Patatja
Për aq kohë sa patatet nuk janë shumë të skuqura apo të gatuara me shumë gjalpë, atom und të jenë të dobishme për zemrën. Patatet janë të mbushura me një bimë kimike të quajtur “kukoa” që ul presionin e gjakut. Një gjysmë patateje e pjekur përmban 20% kalium

4.Farat e lirit
fara liri
Dietat e pasura me fara liri përmbajnë acidin yndyror Omega-3 që ndihmojnë në parandalimin e shtrëngimit të arterieve dhe mban nën kontroll nivelin e kolesterolit. Antioksidantët që ndodhen tek farat e lirit reduktojnë inflamacionin, që mund të shkaktojë sëmundje të tjera si astma apo Parkinson.

5.Agrumet
Agrumet
Agrumet si portokalli, limoni, qitro janë të mbushura me flavonoidë që ulin presionin e gjakut dhe reduktojnë inflamacionin. Qitro gjithashtu përmban një element kimik të quajtur ‘hesperedin’ që ndihmon në qarkullimin e gjakut në zemër, si edhe vitaminën C, një mbrojtës të fuqishëm kundër infarkteve.

6.Orizi kaf
orizi kaf
Orizi kaf futet në grupin e drithërave të pasura me fibra dietike. Sipas studimeve të fundit, orizi kaf ndihmon në uljen e rrezikut të sëmundjeve të zemrës dhe kolesterolit të lartë.

7.Vaji i ullirit
Vaj ulliri
Studimet kanë zbuluar se acidet yndyrore dhe antioksidantët e gjendur tek vaji i ullirit sjellin përfitime të mëdha në shëndetin e zemrës. Njerëzit që vuajnë nga zemra, shtyhen nga mjekët të ndjekin dieta mesdhetare të pasura me fruta e perime, ku padyshim që vaji i ullirit është pjesë kryesore.

8.Çokollata e zezë
Cokollata zeze
Konsumimi i përditshëm i çokollatës së zezë redukton sulmet fatale të zemrës apo infarktet tek njerëzit që vuajnë nga zemra. Çokollata e zezë përmban flavonoidë të quajtur ‘polifenol’ që ndihmojnë presionin e gjakut, inflamacionin dhe rrahjet e zemrës.

 
Loading...