6-vjeçarja shpëton vëllanë e vogël dhe vdes vete

Një vajzë e vogël heroinë ka vdekur për shkak të djegieve të marrë pasi mbrojti vëllanë e saj të vogël nga uji i nxehtë.
I vogli i quajtur Dima, një vjeç e gjysmë ndërsa po luante me motrën e tij gjashtë vjeçe, Masha, u pengua tek kabulli i sobës duke bërë që ibriku që ishte vënë me ujë për t’u ngrohur të rrëzohet.

Motra e tij për të mbrojtur vëllanë nga uji i nxehtë që do të mbinte mbi trupin e tij është shtrirë mbi të.

Girl Dies After Protecting Baby Brother From Boiling WaterE gjitha kjo ndodhi ndërsa dy prindërit ndodheshin në oborrin e shtëpisë, në një fshat të Rusisë në Bashkordostan.

Nëna e fëmijëve, Tatyana Yantuganova thotë se në qoftë se vajza nuk do të kishte ndërhyrë djali vogël do të ishte djegur për vdekje.

Nga të bërtiturat e tmerrshme të vajzës, nëna e fëmijëve hyri me shpejtësi në shtëpi.

“Ajo kishte dhimbje të forta, por nuk qante sepse nuk donte të më shqetësonte mua. Vazhdonte të thoshte ‘mu desh të kujdesesha për Dimën”, tregon Tatyana.

Ndërsa ajo freskonte me ujë të ftohtë vajzën, pjesëtarë të tjerë të familjes telefonuan ambulancën por pa marrë përgjigje.

Më pas, nëna e fëmijëve mori makinën e fqinjëve dhe dërgoi me shpejtësi vajzën në spital, ku iu desh të priste më shumë se një orë që të vinte doktori për ta parë. Por, si të mos mjaftonte kjo, doktorët nuk kishin as mjaftueshëm pomadë për të mjekuar 6-vjeçaren.

Në këtë situatë, Tatyana u nis ta dërgonte vajzën në një tjetër spital, por ajo humbi ndjenjat gjatë rrugës. Kur mbërriti në spital, ajo ndërroi jetë.

Vajza e vogël kishte djegie në 60% të trupit dhe sipas mjekëve ndërroi jetë për shkak të vonesës së ndihmës së parë.

Djali i vogël ka djegie në 40%, por fatmirësisht ai është ende në jetë për shkak se mori trajtim.