55 vjeçari goditet për vdekje nga vetura

Mëngjesin e sotëm një aksident me pasojë një person të vdekur ka ndodhur në vendin e quajtur Moravë në Berat.

Aksidenti ka ndodhur rreth orës 06:45 minuta, ku shtetasi N.S. banues në Kuçovë ka aksidentuar këmbësorin A.P. 55 vjeç, i cili u dërgua menjëherë në spital, por fatkeqësisht nuk ka mundur t’u mbijetojë plagëve të marra dhe ka ndërruar jetë.

Policia ka ndaluar drejtuesin e automjetit.

Lexo tjetër  Armend Zemaj komenton “nofkat” e luftës së UÇK-së