400 raste të pickimit nga rriqrat në Malishevë

Komuna e Malishevës ka filluar me spërkatjen e zonave endemike, ku janë të shfaqura rriqrat.
Krahasuar me vitet e kaluara, nuk ka raste me fatalitet, por janë të shumta rastet e pickimit.

Katërqind persona deri tash kanë kërkuar ndihmë në emergjencën e Qendrës mjekësore në Malishevë, si pasojë e pickimit nga rriqrat, raporton KTV.

Drejtori i Qendrës së Mjekësisë Familjare, Nuhi Morina, ka këshilluar qytetarët e Malishevës të kenë shumë kujdes.

Ai ka porositur ata që në rast të pickimit të lajmërohen menjëherë në Emergjencë.

“Ne fillojmë si Qendër të bëjmë një pasqyrë të gjakut, që e kemi në dispozicion për popullatën 16 orë, çdo ditë, kemi filluar prej 1 qershorit deri në shtator… 16 orë në ditë punon laboratori”, ka thënë Morina.