36 vite duke gërmuar kanalin në majë të malit. Projekti i tij emocionooi gjithë botën

Kinezët i adhurojnë proverbat dhe mënyrat e të shprehurit kur duan të thonë diçka, por kësaj here nuk bëhet fjalë për një proverbë por për një nga ato vepra të cilat frymëzojnë edhe vetë proverbat.

Me këtë po kërkojmë të themi se ajo çfarë ka bërë ky burrë duke i ngarkuar një mision të pamundur vetes të cilin e ka realizuar falë forcës së besimit te vetja dhe vullnetit të hekurt për t’i shkuar deri në fund arritjes së objektivit.

Huang Dafa është kryeplaku i fshatit Cao Wang Ba, një qendër me një popullsi të vogël prej 300.000 banorësh në provincën e Guizhou.

Huang Dafa kryeplaku i fshatit Cao Wang Ba, Kinë

Pozicioni gjeografik aspak i favorshëm e ka vështirësuar sistematikisht jetën e banorëve të provincës sidomos gjatë periudhave të thatësirës, të paktën deri në vitin 1995. Një vit, kur mungesa e ujit u bë kërcënim për prodhimin e orizit nga i cili varej mbijetesa e tyre u bë serioze dhe e nevojshme të mendonin për një zgjidhje serioze.

Kështu, në vitin 1959, zoti Huang vendosi të fillonte hapjen e një kanali që shtrihej faqes së malit e që bënte të mundur prurjen e ujit nga një tjetër lokalitet.

Kanali do të ishte aq i gjatë saqë do t’i duhet të përqafonte as më pak e as më shumë por tre male gjatësi që të përcillte ujin nga fshati Ye Biao në Cao Wang Ba.

Fototografia: Xin Hua News

Kur Huang e prezantoi projektin e tij, të gjithë i thanë se ishte një projekt i pa-realizueshëm. Megjithat Huang, që asokohe ishte vetëm 23 vjeç, ia doli që t’i bindte disa shokë dhe ia nisi punimeve, duke marrë përsipër rreziqe e përgjegjësi të mëdha. Ishte ai i pari që do të lidhte litarin në trungun e një pemë për të kapërcyer ngë një vend në tjetrin nga 300 metra lartësi.“Nëse nuk do ta bëja unë, askush s’do ta kishte gjetur guximin të më ndiqte”.

Shumë punë e studim.

Pas dhjetë vitesh pune të rëndë duke çarë malin me mjete të improvizuara e duke arritur të hapnin vetëm 100 metra kanal, u bë e qartë se përveç këmbënguljes dhe vullnetit të pambarimtë, njohuritë e tyre mbi teknikat e ujitjes ishin zero. Ndaj, Huang vendosi t’i ndërpriste punimet për të shkuar në Fengxiangzhen, qyetet në të cilin do të studionte.

Një plan i ri.

Nëë fillim të viteve ’90-të, Huang u kthye në fshatin e tij të lindjes dhe rifilloi punimet duke drejtuar një ekip punëtorësh. Në 1995 u përfundua projekti i cili konsistonte në një kanal me gjatësi prej 7.200 metrash dhe me një degëzim shtesë 2.200 metra i gjatë.

Kanali Dafa, që mori emrin e tij, furnizon me ujë jo vetëm fshatin e tij Cao Wang Ba, por edhe tre fshatra të tjerë kufitarë me të. Në total, numri i personave që përfitojnë duke mirëmbajtur këtë kanal është 1.200, prodhimi vjetor i orizit ka arritur nga 25 mijë kilogramë në plot 400 mijë kilogramë në vit. Pas mbarimit të kanalit vaditës, Huang Dafa ka koordinuar gjithashtu punimet që i kanë mundësuar fshatit gjithë rrjetin energjitik dhe një rrugë të re.

Edhe pse sot e kësaj dite Huang është mbi të 80-at, ky njeri i jashtëzakonshëm nuk ndalet, ai herë pas herë ngjitet lart në mal dhe sigurohet që kanali i tij por mirëmbahet dhe funksionon më së miri.

Fotografia: Xin Hua News
Fotografia: Xin Hua News

[Burimi: Xin Hua News] – Konica.al