35-vjeçari i jep fund jetës në një mënyrë makabre

Një 35-vjeçar i ka dhënë fund jetës së tij në një mënyrë makabre.

Shtetasi A.B., 35 vjeç është vetëhedhur në pusin pranë shtëpisë. Ngjarja ka ndodhur një ditë më parë në fshatin Rakickë të Devollit.

Mësohet se vdekja e 35-vjeçarit ka qenë e menjëhershme. Policia nuk jep detaje për motivet që e çuan 35-vjeçarin t’i japë fund jetës. Materialet u referuan në Prokurorinë Korçë.

 
Loading...