24 orëshi i Policisë së Kosovës

Si rezultat i punës së Policisë së Kosovë, brenda 24 orëve arrestohen 37 persona të dyshuar të involvuar në vepra të ndryshme penale.
RAJONI I PRISHTINËS
INCIDENTET KRIMINALE
Raport shtesë:
VRASJE
Veterrnik, Prishtinë 30.03.2015 -01:25. Lidhur me rastin e Vrasjes së ndodhur në Veternik, me datën 07.04.2015 pas hetimeve intensive të zhvilluara nga njësitet relevante policore është identifikuar dhe arrestuar një i dyshuari mashkull K-Shqiptar. Me urdhër të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje, përderisa njësitet policore janë ne kërkim edhe të personave të tjerë të dyshuar, të cilët dyshohet se janë të përfshirë në këtë rast.
LËNDIM I LEHTË TRUPOR
• Rr. “Josip Rela”, Prishtinë 25.04.2015–13:00. Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj K-Shqiptarë – të mitur pasi që të njëjtit për arsye të panjohura kanë sulmuar fizikisht viktimën mashkull K-Shqiptar i mitur. Gjatë sulmit të njëjtit kanë thyer edhe një xham të objektit të shkollës. Me urdhër të prokurorit të dyshuarit dërgohen në mbajtje.
• Rr. “Nikollë Ivanaj”, Prishtine 07.04.2015-14:30. Është arrestuar i dyshuari mashkull K-Shqiptar, pasi që i njëjti ka sulmuar fizikisht viktimën mashkull K-Shqiptar të mitur për arsye se i njëjti duke luajtur me të tjerët, ka hipur mbi automjetin e të dyshuarit. Viktima ka pësuar lëndime të lehta trupore dhe i njëjti ka pranuar tretman mjekësor në QKUK. Me urdhër të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje.
SHMANGIE NGA PAGESAT DOGANORE
Rr. “Xheladin Hana”, Prishtinë 07.04.2015-21:20. Njësiti policor në një pikë kontrolli ka ndaluar veturën Golf IV që drejtohej nga i dyshuari mashkull K-Shqiptar. Pas verifikimit të targave ka rezultuar se të njëjtat i përkisnin një veture tjetër, ndërsa i dyshuari për veturën që ishte duke e drejtuar nuk posedonte asnjë dokument. Vetura është konfiskuar. Nuk raportohet për të arrestuar.
Raport shtesë:
LËNDIM I RËNDË TRUPOR
Rr. “Luan Haradinaj” 23.03.2015 -11:49. Lidhur me rastin sot me datën 07.04.2015 pas hetimeve të zhvilluara është identifikuar dhe arrestuar i dyshuari i tretë mashkull K-Shqiptar. Me urdhër të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje.
INCIDENTET TJERA /NGJARJET
AKSIDENT TRAFIKU
Fshati Bardh i Madh, Fushë Kosovë 07.04.2015-14:56. Raportohet se një i dyshuar i panjohur me veturë ka goditur viktimën mashkull K-Shqiptar dhe është larguar nga vendi i ngjarjes. Si pasojë e aksidenti viktima ka pësuar lëndime trupore.
ARRESTIM I PERSONIT TË KËRKUAR
• Rr. “Fehmi Agani”, Prishtinë 07.04.2015-09:15. Në bazë të urdhëresës së lëshuar nga gjykata është arrestuar i dyshuari mashkull K-shqiptar dhe i njëjti është dërguar në vuajtje të dënimit në burgun e Lipjanit në kohëzgjatje prej 33 ditëve.
• Graqanicë 07.04.2015-13:00. Në bazë të urdhëresës së lëshuar nga Gjykata Themelore në Prishtinë është arrestuar i dyshuari mashkull K-Serb dhe i njëjti është dërguar në vuajtje të dënimit në burgun e Gjilanit në kohëzgjatje prej pesë ditëve.
• Fshati Dyz, Podujevë 07.04.2015-13:00. Në bazë të urdhëresës së lëshuar nga Gjykata Themelore në Prishtinë është arrestuar i dyshuari mashkull K-Shqiptar dhe i njëjti është dërguar në vuajtje të dënimit në burgun e Smrekovnicës në kohëzgjatje prej shtatë ditëve.
• Fshati Bajqinë, Podujevë 07.04.2015-10:50. Në bazë të urdhëresës së lëshuar nga Gjykata Themelore në Prishtinë është arrestuar i dyshuari mashkull K-Shqiptar dhe i njëjti dërgohet në vuajtje të dënimit në burgun e Lipjanit ne kohëzgjatje prej 30 ditëve.
• Rr. “Afrim Zhitia”, Podujevë 07.04.2015-11:45. Në bazë të urdhëresës së lëshuar nga Gjykata Themelore në Prishtinë është arrestuar i dyshuari mashkull K-Shqiptar dhe i njëjti pasi ka kryer obligimet e përcaktuara nga gjykata lirohet.
RAJONI I GJILANIT
INCIDENTET TJERA /NGJARJET
ARRESTIM I PERSONIT TË KËRKUAR
• Fshati Sodovonë,Viti 07.04.2015-14:00. Në bazë të urdhëresës së lëshuar nga Gjykata Themelore në Gjilan është arrestuar i dyshuari mashkull K-Shqiptar dhe i njëjti dërgohet në vuajtje të dënimit e burgun e Gjilanit në kohëzgjatje prej tetë ditëve.
• Gjilan 07.04.2015-21:40. Në bazë të urdhëresës së lëshuar nga Gjykata Themelore ne Gjilan është arrestuar i dyshuari mashkull K-Shqiptar dhe i njëjti dërgohet në vuajtje të dënimit e burgun e Gjilanit në kohëzgjatje prej dy ditëve.
• Gjilan 07.04.2015-21:30. Në bazë të urdhëresës së lëshuar nga Gjykata Themelore në Gjilan është arrestuar i dyshuari mashkull K-Shqiptar dhe i njëjti dërgohet në vuajtje të dënimit e burgun e Gjilanit në kohëzgjatje prej dy ditëve.
RAJONI I FERIZAJT
INCIDENTET KRIMINALE
Asgjë me rendësi për tu raportuar.
RAJONI I PRIZRENIT
INCIDENTET KRIMINALE
LËNDIM TRUPOR
Fshati Semetisht, Suharekë 07.04.2015 -13:25. Janë arrestuar tre të dyshuar meshkuj K/Shqiptarë, pasi të njëjtit pas një mosmarrëveshje kanë sulmuar fizikisht viktimën mashkull K/Shqiptar. Viktima është dërguar në tretman mjekësor dhe i njëjti pas pranimit të ndihmës mjekësore është liruar. Me urdhër të prokurorit dy të dyshuar dërgohen në mbajtje ndërsa i dyshuari i tretë lirohet.
ARMËMBAJTJE PA LEJE
Prizren 07.04.2015-10:00. Njësiti policor lidhur me një ‘vrasje të rëndë’, ka kontrolluar disa persona dhe tek e dyshuara femër K/Shqiptare është gjetur dhe konfiskuar një thikë. Nuk raportohet për të arrestuar.
Raport shtesë:
TENTIM VRASJE/SHKAKTIM I RREZIKUT TË PËRGJITHSHËM
Rr. “Janina”, Prizren 21.03.2015 – 21:00. Lidhur me rastin sot me 07.04.2015 është vetëdorëzuar në stacionin policor i dyshuari mashkull K-shqiptar dhe i njëjti me urdhër të prokurorit dërgohet në mbajtje.
INCIDENTET TJERA /NGJARJET
AKSIDENT TRAFIKU
• Suharekë 07.04.2015-19:15. Raportohet se ka ndodhur një aksident trafiku në mes të tri veturave civile. Deri tek aksidenti ka ardhur kur i dyshuari mashkull K-Shqiptar duke lëvizur me veturën Mercedes, duke mos e mbajtur distancën e lëvizjes, nga mbrapa godet veturën Mercedes që drejtohej nga viktima mashkull K-Shqiptar e qe pas goditjes godet një veture të parkuar po ashtu Mercedes. Si pasojë e aksidentit lëndime trupore ka pësuar viktima i cili dërgohet për tretman mjekësor në spitalin e Prizrenit. Nuk raportohet për të arrestuar.
• Rr. “Ukë Bytyqi”, Prizren 07.04.2015-21:05. Raportohet se ka ndodhur aksident trafiku në mes të dy veturave civile. Deri tek aksidenti ka ardhur kur i dyshuari mashkull K-Shqiptar duke lëvizur me veturën Fiat duke mos respektuar shenjen e komunikacionit (dritën e kuqe në semafor) ka goditur veturën Smart me ngasës viktimën mashkull K-Shqiptar. Si pasojë e aksidentit lëndime trupore kanë pësuar dy ngasësit dhe tre pasagjerë, të cilët pasi marrin tretmanin mjekësor në spitalin e Prizrenit lirohen.
ARRESTIM I PERSONIT TË KËRKUAR
• Fshati Popolan, Suharekë 07.04.2015-12:00. Në bazë të urdhëresës së lëshuar nga Gjykata Themelore në Suharekë është arrestuar i dyshuari mashkull K-Shqiptar dhe i njëjti dërgohet në vuajtje të dënimit në burgun e Prizrenit në kohëzgjatje prej tre muajve.
• Fshati Kobaj, Prizren 07.04.2015-11:00. Në bazë të urdhëresës së lëshuar nga Gjykata Themelore në Prizren është arrestuar i dyshuari mashkull K-Shqiptar dhe i njëjti pasi që i ka kryer obligimet e përcaktuara nga gjykata është liruar.
RAJONI I PEJËS
INCIDENTET KRIMINALE
LËNDIM I RËNDË TRUPOR
Rr. “Besnik Lajqi”, Pejë 07.04.2015-10:30. Është arrestuar i dyshuari mashkull K-Shqiptar së bashku edhe me dy të dyshuar të tjerë meshkuj K-Shqiptar, pasi që pas një mosmarrëveshje të mëhershme kanë sulmuar fizikisht dy viktimat meshkuj K-Shqiptarë duke përdorur mjete të forta-shufra druri. Viktimat kanë pësuar lëndime trupore dhe kanë pranuar tretman mjekësor. Gjatë rrahjes të njëjtit kanë dëmtuar edhe veturën pronë e njërit nga viktimat. Me urdhër të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje.
LËNDIM I LEHTË TRUPOR
Rr. “Eliot Engel”, Pejë 29.03.2015-22:10. Është arrestuar i dyshuari mashkull K-Shqiptar, pasi që i njëjti së bashku edhe me një të dyshuar tjetër, për shkaqe të panjohura, në barnatore e ka sulmuar me armë-kondak në kokë viktimën mashkull K/Shqiptar. Sot me datën 07.04.2015 i dyshuari është vetëdorëzuar në stacionin policor me ç’rast i njëjti gjatë intervistimit ka deklaruar se viktimën e ka sulmuar me një shkepëz-imitim i armës mirëpo njësiti policor gjatë hetimeve ka konstatuar se në rast është përdorur arma e vërtetë. Me urdhër të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje.
VJEDHJE E RËNDË
Rr. “Bill Klinton”, Pejë 07.04.2015-22:50. Është arrestuar i dyshuari mashkull K-Shqiptar, pasi që i njëjti është kapur në flagrancë duke vjedhur në një 10 copë bateri të telefonave, 13 copë mbushës të telefonave dhe pajisje të tjera. Me urdhër të prokurorit gjësendet e vjedhura i janë kthyer pronarit ndërsa i dyshuari pas intervistimit dërgohet në mbajtje.
INCIDENTET TJERA /NGJARJET
ARRESTIM I PERSONIT TË KËRKUAR
• Fshati Pavlan, Pejë 07.04.2015-13:00. Në bazë të urdhëresës së lëshuar nga gjykata është arrestuar i dyshuari mashkull K-Shqiptar dhe i njëjti pasi që ka kryer obligimet e përcaktuara nga gjykata është liruar.
• Rr. “Zhujë Veseli”, Pejë 07.04.2015-14:00. Në bazë të urdhëresës së lëshuar nga gjykata është arrestuar i dyshuari mashkull K-Shqiptar dhe i njëjti pasi që ka kryer obligimet e përcaktuara nga gjykata është liruar.
• Rr. “Sali Ukella”, Pejë 07.04.2015-13:30. Në bazë të urdhëresës së lëshuar nga gjykata është arrestuar i dyshuari mashkull K-Shqiptar dhe i njëjti pasi që ka kryer obligimet e përcaktuara nga gjykata është liruar.
• Rr. “Mbretëresha Teutë”, Pejë 07.04.2015-13:30. Në bazë të urdhëresës së lëshuar nga gjykata është arrestuar i dyshuari mashkull K-Shqiptar dhe i njëjti pasi që ka kryer obligimet e përcaktuara nga gjykata është liruar.
RAJONI I GJAKOVËS
INCIDENTET KRIMINALE
LËNDIM I RËNDË TRUPOR
Rahovec 07.04.2015-18:30. Është arrestuar i dyshuari mashkull K-Shqiptar pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje ka sulmuar fizikisht viktimën mashkull K-Shqiptar me ç’rast i shkakton lëndime trupore. Viktima ka pranuar tretman mjekësor ndërsa me urdhër të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje.
Raport shtesë:
VJEDHJE E RËNDË
Gjakovë 02.04.2015-15:20. Janë arrestuar tetë të dyshuar meshkuj K-Shqiptar (të mitur) pasi që për të njëjtit ekziston dyshimi i bazuar se në bashkëpunim kanë kryer rastin e vjedhjes se rende.. Të dyshuarit gjatë intervistimit e kanë pranuar veprën. Me urdhër të prokurorit të dyshuarit lirohen në procedurë të rregullt.
INCIDENTET TJERA /NGJARJET
AKSIDENT TRAFIKU
Rr. “Shkelzen Zllanova”, Rahovec 03.04.2015-16:00. Raportohet se një mashkull K/Shqiptar, derisa ishte duke drejtuar veturën e tij, nga pakujdesia e ka goditur një fëmijë mashkull K/Shqiptar. Viktima ka pësuar lëndime trupore dhe është dërguar në spitalin rajonal për tretman mjekësor. Sipas mjekut gjendja e të lënduarit është jashtë rrezikut për jetën.
RAJONI I MITROVICËS
INCIDENTET KRIMINALE
LËNDIM I LEHTË TRUPOR
Skenderaj 04.04.2015-20:00. Me datën 06.04.2015 është arrestuar i dyshuari mashkull K-Shqiptar, pasi që i njëjti me datën 04.04.2015 pas një mosmarrëveshje ka sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij viktimën femër K-Shqiptare, me ç’rast i shkakton lëndime trupore. Viktima ka pranuar tretman mjekësor. Me urdhër të prokurorit pas intervistimit i dyshuari lirohet në procedurë të rregullt.
INCIDENTET TJERA /NGJARJET
ARRESTIM I PERSONIT TË KËRKUAR
Vushtrri 07.04.2015 – 11:30. Në bazë të urdhëresës së lëshuar nga Gjykata Themelore në Mitrovice është arrestuar i dyshuari mashkull K-Shqiptar dhe i njëjti është dërguar në vuajtje të dënimit në burgun e Smrekovnicës në kohëzgjatje prej 60 ditëve.
RAJONI I MITROVICËS – VERI
INCIDENTET KRIMINALE
TENTIM ZJARRVËNIE
Mitrovicë 06.04.2015-00:20. Ankuesi mashkull K-Serb ka raportuar se persona të panjohur kanë tentuar që t’i vënë zjarrin një ndërtese. Në derën hyrëse të ndërtesës është vërejtur se është hedhur benzinë, pasi që në pragun e derës vërehen gjurmë tymi.
POLICIA KUFITARE
INCIDENTET KRIMINALE
MOSRESPEKTIM I URDHRAVE TË PERSONIT ZYRTAR
PKK. Vërmicë 07.04.2015-23:32. Raportohet se e dyshuara femër shtetase e Shqipërisë përderisa ishte në cilësinë e pasagjeres, me automjetine tij ka fyer dhe penguar zyrtarët policorë, pasi që të njëjtit nga drejtuesi i automjetit mashkull shtetas i Shqipërisë, kanë kërkuar dokumentet si dhe dokumentin shtesë mbi autorizimin e drejtimit të automjetit. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori dhe nga e dyshuara është konfiskuar një kamerë maskuese dhe dokumenti i udhëtimit. E dyshuara është intervistuar ndërsa rasti vazhdon në procedurë të rregullt.
FALSIFIKIM I DOKUMENTIT
PKK. Vërmicë 07.04.2015-14:55. Raportohet se në hyrje është ndaluar automjeti VË kombi që drejtohej nga i dyshuari mashkull shtetas i Shqipërisë. Gjatë kontrollimit të dokumenteve është vërejtur se në lejen e qarkullimit ka ndërhyrje në datën e vlefshmërisë dhe se e njëjta dyshohet të jetë e falsifikuar. Me urdhër të prokurorit dokumenti i dyshuar është konfiskuar ndërsa rasti vazhdon në procedurë të rregullt. Nuk raportohet për të arrestuar.
STATISTIKAT E PËRGJITHSHME
Aksidente fatale 000
Aksidente me të lënduar 012
Aksidente pa të lënduar 029
Tiketa trafiku të shqiptuara 794
Arrestime 037
Në mbajtje 012