24-orëshi i Policisë për Mitrovicë, Skenderaj, Drenas, Vushtrri…

 

Drenas, djali sulmon prindin

Një i dyshuar mashkull K-shqiptar e ka sulmuar fizikisht prindin e tij duke i shkaktuar lëndime trupore. Viktimës i është ofruar tretman mjekësor në shtëpinë e  shëndetit në  Drenas dhe më pas është liruar në shtëpi. Është informuar prokurori, kurse rasti shkon në procedurë të rregullt.

Drenas, sulm me thikë

Është arrestuar një mashkull K/Shqiptar, pasi i njëjti ka sulmuar fizikisht me mjet të mprehtë (thikë) dy femra dhe një mashkull K/Shqiptar duke iu shkaktuar lëndime  trupore.  Viktimat janë dërguar në QKUK, kurse i dyshuari pas intervistës me vendim të prokurorit dërgohet në mbajtje.

 

Drenas, kanosje

Ankuesja femër K-shqiptare njofton se është kanosur nga një i dyshuar mashkull K-shqiptar. Me vendim të prokurorit rasti shkon në procedurë të rregullt

 

Mitrovicë, arëmbajtje pa leje

Policia ka pranuar informatën për një dhunë familjare me ç’rast i dyshuari mashkull K/Shqiptar (djali i vëllait)  ia kishte drejtuar armën e zjarrit viktimës femër K/Shqiptare në fshatin Kqiq i Vogël . Gjatë bastisjes në shtëpinë e të dyshuarit kanë gjetur dhe konfiskuar një pushkë Karabinë. I dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit me urdhër të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt.

 

Vushtrri-pengim i personit zyrtar

Një mashkull K/Shqiptar është arrestuar, pasi që i njëjti ka penguar zyrtarët e KEDS-it  gjersa ata ishin duke e shkyçur atë nga rrjeti elektrik. I dyshuari pas intervistës me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt.

 

Skenderaj-lëndime trupore

Lëndime të rënda trupore kanë pësuar dy meshkuj K/Shqiptarë, pasi të njëjtit nga pakujdesia janë plagosur me armë zjarri. Njësitë policore në vendin e ngjarjes kanë gjetur dhe konfiskuar në cilësi të provave materiale  një pushkë gjuetie dhe një gëzhojë. Të lënduarit janë dërguar në tretman mjekësor në QKUK.

 

Mitrovicë, aksident trafiku

Raportohet për një aksident trafiku në mes të  tri automjeteve me targa lokale  me ngasës meshkuj K-shqiptarë. Si pasojë e  aksidentit  pos dëmeve materiale lëndime trupore ka pësuar njëri nga ngasësit e automjetit, të cilit i është ofruar tretman mjekësor në spitalin rajonal në Mitrovicë.

 

Vushtrri, aksident trafiku me fatalitet

Lidhur me rastin këmbësori mashkull K-shqiptar i cili ishte i shtrirë në spital në QKUK-Prishtinë, sot me datën 03.06.2015 rreth orës 16:35 ka ndërruar jetë si pasojë e  lëndimeve të marra në aksidentin e datës 01.06.2015. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë i viktimës dërgohet në IML për obduksion.

 

Mitrovica e Veriut, shtëpia përfshihet nga zjarri

Është përfshirë nga zjarri shtëpia pronë e ankueses femër K/Serbe. Sipas ankueses zjarrin e kishte shkaktuar qëllimisht i dyshuari mashkull K/Serb (djali i saj). Njësiti i zjarrfikësve ka lokalizuar dhe ka fikur zjarrin. Nuk raportohet për të lënduar. I dyshuari është arrestuar dhe i njëjti me vendim të prokurorit dërgohet në mbajtje.