21 vjeçari mbytet teksa bën një selfie

Trendi i të bërit një selfie, i ka marrë jetën jo pak personave. Rasti i fundit ishte i një vajze të re, e cila kishte hipur mbi një tren dhe ajo ra në kontakt me korentin, duke sjellë dhe djegien e saj.

Por rastet shtohen dita-ditës, ku një djal është mbytur duke bërë një foto. Një djalë nga Singapori është mbytur, ku në përpjekje për të bërë selfie, ai ka rënë nga guri në det. Ngjarja ka ndodhur në ishullin Nusa Lembongan në Indonezi. Mohamed Aslam Shahul, 21 vjeç, i cili ka qenë me pushime me tetë shokë, ka rënë nga një lartësi prej dy metrash në det, ku është goditur nga valët.