2015: Për tre muaj janë shitur rreth 340 milionë telefona të mençur mobil

Shitësit e telefonave të mençur kanë pasur një total të dërgesave që ka arritur në 336.5 milionë njësi në mbarë botën në tremujorin e parë, apo 16.7 për qind më shumë sesa vitin e kaluar kur kishin dërguar rreth 288.5 njësi.

Megjithë rritjen, një vit më parë, në 2013 dërgesat e telefonave të mençur ishin më të larta për 10.9 për qind, apo prej totalit të 377.5 njësive, thuhet sipas një raporti të ri të publikuar nga IDC.

Në tregun e përgjithshëm të telefonave mobil (telefonave të mençur plus telefonave të thjeshtë), shitësit e tyre në mbarë botën kanë dërguar 458.9 milionë njësi, apo 0.1 për qind më pak krahasuar me 459.3 njësi të dërguara në TM1 të 2014.