20 mrekullitë e botës që ju nuk i keni parë

Shikoni keto 20 kuriozitete, që mbase nuk i keni ditur, përfshirë disa edhe për Ballkanin dhe shqiptarët.
1. Rusia është shteti më i madh në Botë me një sipërfaqja më 17.075,000 km².

2. Peshkun trashanik “Siluris Glanis”- shkencëtarët erdhën në përfundim se përkundër kokës se madhe, është peshku me budalla në Botë, sepse në pranvere ku bënë nxehtë, në breg të lumit rriten shelgjet dhe në ujë bien thuprat e këtij druri së bashku me gjethet, peshku trashanik me ngutësi i përpin duke menduar se bie ushqimi i tyre i preferuar. Në lukth këto fije të shelgjet lëshojnë alkool që e bën peshkun tërësisht të humbur.

3. Malet më të larta në Ballkan janë Alpet Shqiptare dhe kanë 13 maje me mbi 2.500 metra lartësi dhe sipërfaqe 2.240 km².

4. Rruga më e vjetër në Ballkan ka qenë “Vija Egnatia” (Vija Egnacia).

5. Njeriu më i gjatë në botë ka qenë 2.72 metra.

6. Në trupin e njeriut ka rreth 656 muskuj. Disa prej tyre janë 38 cm, e disa mezi arrin një milimetër.

7. Maja më e lartë në botë është Mont Everest më 8882 m, gjendet në Nepal.

8. Flutura më e madhe në Botë është 270 centimetra katror.

9. Qelizën i pari e zbuloi shkencëtari anglez Robert Hooke më 1665 i cili edhe ia dha emrin. Ky është zbulimi më i madh në mjekësi, sepse qeliza është njësia themelore kryesore e çdo organizmi të gjallë.

10. Në qytetin e Amalfit në Kampani në kishën kryesore të këtij qyteti, në vitin 1506 ngritët përmendorja e varrit të përbashkët të familjes se Skënderbeut me një shqiponje dykrenore shqiptare.

11. Piktori venecian Marco Basaiti që pikturoi rreth viteve 1500-1530, ka qenë me prejardhje shqiptare.

12. Gjaku në organizmin e njeriut udhëton shumë shpejte: prej zëmrës deri të gishtërinjtë e këmbës arrin për 16 sekonda, deri në tru për 8s, deri në mushkëri vetëm për 6 s.

13. Në Turqi gjendet një skulpturë, vepër e natyrës, që paraqitet një grua duke qarë. Lotët e saj rrjedhin me shekuj, por nga burimet e fshehta të ujit që ndodhen nën shkëmb.

Ujëvara më e madhe në Botë është “Engjëll” e lumit Karao (Venezuele). Lartësia nga e cila bie uji është 1.000 m. Kjo ujëvarë është vetëm një nga shumë ujëvarat e larta në këto anë të Venezuelës. Emrin e ka marrë sipas pilotit amerikan Xhimi Engjel i cili në vitin 1933 e ka vizituar dhe vendosur në ditarin e tij.

Ujëvara e dytë është në Republikën Jugafrikane më lartësi 414 m.

Ujëvara e tretë është “Kukenani” në Venezuele më 610 m, lartësi.

14. Mali më i lartë në Kosovë është Gjeravica më 2.656 m, lartësi.

15. Xhejson Pitri nga Mexburgu (SHBA), plot 13 vite nuk beri asnjë mungesë në shkolle. (ky paska qene……)

16. Helmi i Meduzës mund ta mbys njeriun nëse është në sasi të mëdha, ndërsa shkencëtarët prej tij po përpiqen të nxjerrin ilaçin për shërimin e sëmundjes se zemrës.

17. Tomas Jang, fizikan nga shekulli XVIII-të fliste dymbëdhjetë gjuhë kur i kishte vetëm tetë vjet moshë.

18. Gjate ndërtimit të kanalit të Panamasë kanë humbur jetën më tepër se 25 mijë njerëz.

19. Masa e virusit ndaj masës se njeriut mesatar është proporcionale me masën e njeriut ndaj masës se Tokës.

20. Gjirafa është e vetmja kafshë e cila mund të dallojë ngjyrat, sepse syri i saj është përafërsisht i njëjtë me syrin e njeriut.