19 VITE MË PARË: RRËFIMET PËR PROTESTËN “BUKË PËR GRATË DHE FAMILJET E DRENICËS”

Janë bërë 19 vjet nga protesta e grave “Bukë për gratë dhe familjet e Drenicës”, të organizuar më 16 mars në vitin 1998.

Protesta ishte organizuar nga një grup i grave për të ngritur ndërgjegjësimin për të drejtat e grave përgjatë viteve 98-99, e në të njëjtën kohë ato reagonin edhe për politikat dhe ideologjinë e asaj kohe.

Angazhimi i grave në sferën politike në atë kohë ishte më masiv se ndonjëherë tjetër. Ato kanë qenë të parat që reaguan ndaj dhunës që mori hov në fillim të viteve 1998-1999.

E gjitha kjo filloi pas masakrës në Prekaz, të 5, 6 dhe 7 mars 1998 dhe rrethimit ushtarak të fshatrave në Drenicë.

Ishin më shumë se dymbëdhjetë mijë gra të cilat marshuan në këmbë nga Fushë Kosova  me bukë në dorë drejt Drenicës për ti dërguar grave dhe familjeve në Drenicë.

Qëllimi i tjetër i këtij marshi ishte që ti tregohet komunitetit ndërkombëtar dhe organizatave humanitare se fëmijët dhe gratë në Drenicë ishin duke u rrezikuar nga vdekja, uria si dhe nga vrasja direkt e forcave serbe.

Rrjet i organizatave të grave në Kosovë, Qendra për Mbrojtje të Grave dhe Fëmijëve e udhëhequr nga Sevdije Ahmeti, Forumi i Grave të Lidhjes Demokratike të Kosovës e udhëhequr nga Edita Tahiri dhe kryetares së Forumit të Gruas, Edi Shukriu, ishin organizatoret e këtij marshi.

Ato bënin thirrje grave të Kosovës që t’i bashkohen protestës kundër dhunës dhe tmerrit që ishin bërë aq të përhapura.

Koordinatorja e Forumit të Grave të LDK-së, në atë kohë, Edita Tahiri ka treguar për Insajderin se si ka filluar i gjithë ky organizim.

“Kemi filluar nga ambasada e zyrës amerikane dhe kemi vazhduar rrugës për në Fushë Kosovë, qëllimi jonë ka qenë të ecim në këmbë si marsh i bukës drejt Drenicës dhe në Fushë Kosovë ka dal policia serbe dhe na kanë ndal na kanë dhënë urdhër që mos të vazhdojmë, mirëpo unë kam kërkuar që të hapin rrugën dhe të shkojmë në Drenicë për ti japur ndihmë grave dhe familjeve në Drenicë”, ka rrëfyer ajo për Insajderin.

Ajo ka treguar për rezistencën e saj dhe të grave të Kosovës para kordonit të policisë serbe  e cila tash është edhe duke dialoguar me po të njëjtit

“Policia me megafon ka kërkuar nga ne që të zmbrapsemi ose do të përdorim dhunë andaj ne “treshi” kemi biseduar që të kthehemi, atëherë jemi kthyer, kemi dorëzuar tek zyra amerikane një lloj peticioni si dhe bukët i kemi kthyer në furra, në mënyrë që mos të shkojnë kot”, ka thënë Tahiri për Insajderin.

Marshi “Bukë për Gratë dhe Familjet e Drenicën”, kishte marr një vëmendje edhe nga të gjitha mediat ndërkombëtare, si BBC Reueters.

BBC kishte raportuar se “Demostarata më e madhe e grave u mbajt në qytetin e Prishtinës, kryeqytet i provincës serbe të Kosovës, në të cilën ka pasur shumë dhunë kohëve të fundit”, e përcjellur edhe me një video

 
Loading...