165 fermerë vushtrrias përkrahen me bidona dhe pajime për qumësht

 

Me qëllim të ruajtjes së qumështit dhe vetëdijesimin te fermerëve në përdorimin e praktikave të mira në fermë, Organizata Qeveritare “Tika“ nga Turqia ka shpërndar bidona nga alumini për transportimin e qumështit për fermerë të Komunës së Vushtrrisë si dhe pako higjienike për mirëmbajtjen dhe pastrimin e pajisjeve mjelëse, ka bwrw tw ditur komuna.

Nga ky projekt, që kap vlërën e afro 30 mijë eurove, 165 fermerë vushtrrias që merren me blegtori kanë përfituar 600 bidona të aluminit për qumësht si dhe 15 ekomilka dhe pistoleta alokoolike.

“Vitin e kaluar kemi investuar mbi 150 mijë euro për bujqësi,kurse sivjet kjo shumë është dyfishuar,çka flet se ne jemi të përkushtuar që edhe më shumë të zhvillojmë këtë sferë në Komunën tonë,e cila është shumë e pasur me tokë bujqësore“,ka thënë i pari i Komunës së Vushtrrisë, Bajram Mulaku në ceremoninë e shperndarjes së këtyre pajimeve, të cilit edhe përfaqsuesi i OQ Tika nga Turqia ia atriboi kontributin për këtë projekt.