13-vjeçari vret veten dhe lë një letër, tregim që përloti botën me këto fjalë

Një ngajrje e rëndë e ndodhur në New York, por që ka prekur shumë njerëz në mbarë botën.

Një djalë i vogël ka vrarë vetën pas talljeve të shokëve, duke u vetëvrarë në dhomën e tij me një rrip pantollonash. Ai është gjetur i pajetë nga motra e tij, ndërsa para se të kryente aktin e rëndë ka lënë një letër.

Daniel Fitzpatrick la pas një shënim tragjik ku shpjegon arsyet që e quan të vetëvritet. Në atë letër ai shkruan se miqtë e tij në Akademinë Katolike talleshin me të dhe nuk i flisnin, madje shpesh zihej me ta. Këtë problem e raportoi edhe te mësuesit, por këta të fundit nuk bënë asgjë.

Disa nga fjalët e djalit në letër janë:

“U dorëzova! Mësuesit … ata nuk bënë asgjë”.

Ndërsa nëna e tij shprehet gjithë dhimbje se djali i saj nuk meritonte që të vdiste dhe se zëri i tij duhej të dëgjohej. Por ai që përloti botën me fjalët e tij ishte babai i Danielit, i cili para kamerës regjistroi një video, të cilën e hodhi në facbook, ku dhe mori shumë shpërndarje dhe komente.

Ai thotë disa fjalë për prindërit e atyre fëmijëve  që i morën jetën djalit të tij, shkruan JOQ.

“Për prindërit e djemve që kanë torturuar djalin tim. Uroj që mos ta përjetoni kurrë atë që familja ime po ndjen tani. Ju mund t’i përqafoni fëmijët tuaj çdo ditë, çdo natë të jetës suaj normale. Unë s’mund ta bëj këtë. Përbindëshat dhe monstrat tuaj të vegjël e larguan atë nga unë dhe gruaja ime”, duke shtuar se dhimbja e humbjes së tij të tij  është shumë e madhe. Lotët e tij nuk pushonin teksa fliste dhe psherëtin herë pas herë nga dhmbja që e ka pushtuar, ndërkohë në dhomë dëgjohet edhe zëri i gruas që qan teksa dëgjon burrin e saj!