13 fakte surprizuese për të famshmin Bill Gates

Shumica e njerëzve dinë vetëm tri gjëra për Bill Gates: ai është njeriu më i pasur në Amerikë ose i dyti më i pasur në botë, ai themeloi një nga kompanitë teknologjike më të famshme dhe ai është një filantrop tepër bujar çka e dëshmon Fondacioni Bill & Melinda Gates. Por ka shumë për të që ju nuk i dini. Ne po ju njohim me 13 fakte surprizuese rreth Bill Gates:
1. Si një adoleshent në shkollën e LakeSide Prep, Gates shkroi programin e tij të parë në një kompjuter General Electric. Bëhej fjalë për një version të tic-tac-toe ku ju mund të luani kundër kompjuterit.
2. Sapo shkolla vlerësoi aftësitë e programimit të Gates, ajo e lejoi atë të ndërtonte programin e orarit mësimor.
3. Si shumë të tjerë në botën e teknologjisë dhe Gates braktisi kolegjin. Ai u largua nga Universiteti Harvard në vitin 1975 për t’ja kushtuar të gjithë kohën Microsoft.
4. Gates është arrestuar njëherë në New Mexico në vitin 1977. Ai po i jepte makinës pa një leje drejtimi dhe kaloi në një semafor të kuq.
5. Ai gjithashtu ishte një trajner për pilotët deri në vitijn 1977. Tanimë ai ka avionin e tij personal.
6. Një nga investimet më të mira që ka bërë Gates përveç avionëve është dhe koleksioni i shkrimeve nga Leonardo Da Vinci i quajtur Codex Leicester. Ai e bleu këtë vepër gjatë një ankandi për 30.8 milion dollar në vitin 1994.
7. Pavarësisht pasurisë së tij së madhe, Gates deklaroi se fëmijët e tij do të trashëgojnë vetëm 10 milion dollar secili. Një shumë modeste në krahasim me 81.1 miliard dollarëve që ai zotëron. Sipas tij lënia e një pasurie të madhe fëmijëve nuk është një gjë e mirë për ta.
8. Bill gates nuk di asnjë gjuhë të huaj. Ai është shprehur se kjo gjë përbën dhe pendimin më të madh të tij.
9. Gates shënoi 1590 nga 1600 pikë në SAT-sin e tij.
10. Edhe pse ai shpenzoi një kohë të madhe për fondacionin e tij, Gates zbulon se po punon akoma me Microsoft rreth projektit ‘Personal Agent’.
11. Ai ka thënë se nëse Microsoft nuk do të funksionte, do të ishte një kërkues për inteligjencën artificiale.
12. Pavarësisht interesit të tij në këtë fushë, Gates deklaron se është i kënaqur që punon në një kamp pjesë e të cilit është dhe inteligjenca artificiale.
13. Marka e tij e preferuar është Weezer. Në preferencat e tij hyn dhe grupi i njohur i muzikës ‘U2’. (PCWorld Albanian)

 

 
Loading...