Nënshkruhet marrëveshja për Riprogramimin e kredive të KEK-ut

Ministri i Financave Avdullah Hoti dhe drejtori menaxhues i Korporatës Energjetike të Kosovës Arben Gjukaj, nënshkruan sot Marrëveshjen për Riprogramimin e kredive të KEK-ut.
Bëhet fjalë për gjashtë marrëveshjet financiare për kredi të nënshkruara gjatë viteve 2008-2010 nga Ministria e Financave dhe KEK-u në vlerën prej 229,152,550 euro, të cilat kishin për qëllim investimet në hapjen dhe operimin e minierës jugperëndimore të Sibovcit si dhe në rehabilitimin e termocentraleve Kosova A dhe B. KEK-u në emër të këtyre marrëveshjeve ka tërhequr nga Buxheti i Republikës së Kosovës deri në fund të vitit 2012 ka investuar afro 192.5 milion euro.
Ministri Hoti pas nënshkrimit të Marrëveshjes theksoi se Qeveria e Kosovës më datë 24.03.2015 ka marrë vendim për riprogramimin e marrëveshjeve financiare më KEK-un duke marrë parasysh pamundësinë financiare të kthimit të kredive nga ana e KEK-ut si dhe kërkesat e vazhdueshme të KEK-ut në Ministrinë e Financave për shtyrje të afatit për fillimin e kthimit të kësteve edhe ri-programimin e marrëveshjeve financiare me kushte financiare kreditore të cilat do reflektonin kushtet aktuale të tregut.
“Riprogramimi në këtë rast nënkupton, konsolidimin sipas llojit të investimit të gjashtë marrëveshjeve në dy (Miniera dhe Gjenerim), interesin e akumuluar deri me tani faljen e ndëshkimeve si dhe shuma e kryegjësë në vlerë prej afro 192.5 milion euro të riprogramohet kthimi i tij me kushte të reja financiare -kryesisht kushte të favorshme si dhe 40 milionë euro ndëshkime të falura në mënyrë që kjo të mos ketë ndikim direkt në rritjen e tarifave të energjisë tek konsumatori final ”, ka shtruar ministri Hoti.
Ndërsa, drejtori menaxhues i KEK-ut Arben Gjukaj, duke falënderuar Qeverinë e Kosovës për vendimin qe ka marre për riprogramimin e marrëveshjeve financiare më KEK-un tha: ”Ne kemi kërkuar disa erë nga Ministria e Financave shtyrjen e afateve për fillimin e kthimit të kësteve sepse nuk kemi pasur mundësi financiare, si dhe kemi kërkuar që këto marrëveshje të riprogramohen në mënyrë që ta kemi më të lehtë kthimin e kredive ndaj Qeverisë së Kosovës. Kjo u bë realitet sot dhe është një ndihmë shumë madhe që kjo Qeveri po i ofron kësaj Korporate”.