Policia arreston një të dyshuar për djegien e shtëpisë së Xhafer Devës

Policia e Kosovës ka arrestuar një person nën dyshimet se ai i vuri zjarrin shtëpisë së vjetër mitrovicase të Xhafer Devës. Arrestimin e konfirmoi  zëdhënësi i Policisë Rajonale të Mitrovicëa Avni Zahiti. Sa i përket zjarrit që kaploi shtepinë e Xh. D. në Mitrovicë, policia menjeherë ka nise hetimet. Një person  rreth 40 vjeçar eshte arrestuar si i dyshuar.Të njëtit i është caktu masa e ndalimit per 48 orë,” shpjegoi Zahiti. Sipas tij, rasti i djegies së shtëpisë po cilësohet si zjarrvënie.