123 vjet nga lindja e Fan Nolit

Veç ndonjë postimi për jetëshkrimin e tij, në Shqipëri nuk pati ndonjë aktivitet zyrtar për 123 vjetorin e lindjes së Fan Nolit. Peshkopi që u angazhua në njohjen e autoqefalisë së kishës shqiptare, dhe që udhëhoqi të ashtuquajturin revolucion demokratik të vitit 1924, duke shërbyer për 6 muaj si kryeministër i Shqipërisë nuk u kujtua me ndonjë ceremoni të veçantë nga shteti shqiptar as për rolin e spikatur që pati si përkthyes i disa veprave në letërsi e publicistikë, mes të cilave tragjeditë e Shekspirit, Rubairat e Omar Khajamit aspo romanin “Don Kishoti” të Servantesit. Ndërsa Kisha Autoqefale Ortodokse e Shqipërisë e kujtoi me një share në fejsbuk të biografisë së tij, ku veçohet kontributi për ngritjen e kishës shqiptare.