11 vjet nga themelimi i tifogrupit “Tigrat e Zi”

 

Tigrat e Zi u themeluan në vitin 2004 me idenë e tifozit Mentor Dubovci-Toli bashkë me Komandantin e Brigades 111 Adem Jashari të njuhur si “Tigrat e Zi” Jahir Demaku.
Brigada 111 është brigada e parë e themeluar në vitin 1998 dhe mbanë numrin më të vogel nga brigadat tejra të themeluara më vonë gjatë vitit 1998.
Brigada 111 Adem Jashari më Komandant Jahir Demakun kishte unfiroma te zeza me bereta të kuqe dhe rroli i sajë ishte në intervenime të shpejta dhe në përkrahje të Brigadave tjera në rast nevoje, për shkak të rrolit dhe dukjes së ushtarve të kësajë Brigade nga popullata ju vu emri “Tigrat e Zi”.
Pas luftës:
Jahir Demaku erdhi në krye të skuadrës në postin e Presidentit të KF Feronikeli në vitin 2004.
Ardhja e ti bëri që klubi të riorganizohet në të gjitha aspektet, dhe ajo që i mungonte në formë të organizuar tani më keti klubi që hartoj planin afatgjatë që sot ne po e perjetojmë ishte tifozeria.
Mentor Dubovci-Toli një tifoz që kurrë nuk e la Feronikelin që nga femirija i propozon Presidentit të klubit Jahir Demakut që ti ndihmoj në themelimin e një tifozerie me emrin “ Tigrat e Zi” një simbol ky i fuqishem nga lufta e UÇK-së.
Dhe përfundimisht ishte viti 2004 kur Jahir Demaku dhe Mentor Dubovci-Toli themeluan tifozerin dhe e pagëzuan me emrin e lavdishëm “ Tigrat e Zi”
Tani kur jemi në vitin 2015 u bënë 11 vite që nga aktiviteti në menyrë të organizuar e “Tigrave të Zi”
Tifozeria “ Tigrat e Zi” është konsoluduar është rritur dhe dita ditës po fuqizohet, dhe po prezentohet në menyrë të kanqshme në arenat e sportit kosovar në përkrhaje të skuadrës Feronikeli.
Kjo tifozeri po mbeshtet fuqishëm Feronikelin dhe bashkë po korrin suksese në garat e Kosovës.
Janë ndoshta një tifozeri e re por janë shumë moderrn, ajo çka i karakterizon janë të rinjë në moshë dhe shumë të kulturuar anojnë korrekt dhe nuk kanë armiqsi më tifozerit e qyteteve tjera.