11 viktima nga tornadot në Meksikë

Uragani shkatërrues goditi sot qytetin meksikan Ciudad Acuna, duke vrarë të paktën 11 persona dhe duke shkatërruar shumë shtëpi dhe automjete.

Një zëdhënës i Ministrisë së Brendshme të shtetit meksikan të Coahuila, Rosario Cano, tha se deri më tani është konfirmuar vdekja e 11 njerëzve.

Ciudad Acuna është një qytet me rreth 100 mijë banorë dhe është e vendosur në kufirin meksikano-amerikan.