100 ditë suksesi apo dështimi të Qeverisë Mustafa

Edhe pse Isa Mustafa filloi me entuziazëm se do ta zbatoi programin e ti qeverisës, nuk doli të jetë i lehtë për të. Mos kompletimi i kabineti me kohë që ende nuk janë emëruar të gjithë zëvendësministrat. Problemet me sistemin e drejtësisë, që ka pas akuza dhe kundër akuza mes kryeprokurorëve. Kjo qeveri u ballafaqua edhe me ikjen e madhe të qytetarëve që morën rrugën drejtë migrimit. Kryeministri Mustafa u ballafaqua edhe me protestat e opozitës konkretisht nga LVV, të cilat shkaktuan shumë dëme materiale dhe protestues dhe polic të lënduar. Sfidë për qeverinë Mustafa është edhe papunësia e madhe, shkak për ketë ishe edhe migrimi i shumë qytetarëve. Mustafa do të ballafaqohet edhe me një problem të madh për votimin e Gjykatës Speciale, e cila do të merret me ish-pjesëtaret e UÇK-së. Për ketë është lajmëruar nga opozita që nuk do ta votojnë, por mbetet të shihet deri në momentin e votimit. Kosova ka ngecur edhe në njohjet ndërkombëtare, ku do të jetë një ndër sfidat qeverisë Mustafa-Thaçi.
Njohësi i çështjeve politike Mr. Gëzim Qerimi në një prononcim për Portalin DrenicaPress vlerëson punën e 100 ditëshit të koalicionit PDK-LDK.

gezim qerimi

Ai ndër tjera thotë: këto 100 ditë qeverisje nga koalicioni i udhëhequr nga PDK-LDK, vlerësoj së kjo qeveri për këto 100 ditët e para do të mbahet në mend për : Vrasjen e shpresës se qytetarëve, se në ketë vend do të ketë ndryshime të shumë pritura, se do të ketë perspektivë, zhvillim ekonomik, sundim të ligjit, arsim cilësor, shëndetësi të dinjitetshme dhe punësim. Edhe gjatë kësaj kohë ka vazhduar rrënimi i sistemit të drejtësisë në tërësi e sidomos, në Këshillin Prokurorial të Kosovës, të cilat skandale e patën rastin t’i shohin e dëgjojnë qytetarët e Republikës së Kosovës. Ajo që e pamë, tregon nivelin më shumë se mjeran në Prokurorinë e shtetit. Gjendja aspak më e mirë nuk është as në Këshillin Gjyqësor të Kosovës dhe në Gjykata si dhe në Gjykatën Kushtetuese.
  1. Qerimi ndër tjera thekson. Mendoj që ky degradim ka prodhuar edhe kërkesën për një Gjykatë Speciale e cila në një formë a tjetër e suspendon Sistemin e Drejtësisë në Kosovë. Sigurisht që kjo e fundit nuk është vetëm rezultat i 100 ditëve të fundit, por ky 100 ditësh veç sa e ka përkeqësuar gjendjen në sektorin e drejtësisë. Po ashtu kemi vazhdimin e gjendjes tepër të rëndë në Sistemin e Shëndetësisë publike. Ky sistem tani më është i degraduar dhe degradimi ka ardhur nga politika dhe keq qeverisja. Nuk është te mungesa e kuadrove të shkolluara e të përgjegjshme, me të cilat kuadro Kosova po e furnizon edhe Gjermanin, nëse këto kuadro do të menaxhoheshin mirë do ta kryenin punën e tyre me ndërgjegje e përkushtim e profesionalizëm të lartë edhe në Kosovë.
Po ashtu përmend edhe problemet me listat e veteranëve, kjo çështje është bërë e ndjeshme duke e parë garën mes komandantëve dhe protestën e disa veteranëve. Si e komentoni këtë?
Gjithashtu këto 100 ditë kanë konfirmuar për pa aftësinë e qeverisë për t’i përmbyllur Listat e veteranëve të luftës çlirimtare. Te cilat lista me të drejtë kanë ngjallur reagime të shumta te luftëtarët e vërtetë. Edhe një pjesëmarrësi po t’i mohohet e drejta për të qenë veteranë është padrejtësi. Është padrejtësi edhe futja në ato lista edhe e një mashtruesi dhe të tillë ka shumë në listat e Komisionit qeveritar. Pyetja që duhet të shtrohet, është, kush i futi aty mashtruesit dhe pse? Kush janë mashtruesit e mëdhenj?
Këto gjëra jo vetëm që janë duke e rrënuar qeverisjen dhe politikën para qytetarëve tanë, por janë duke e rrënuar mbi të gjitha autoritetin dhe vlerat e kombit tonë para botës .
Kjo qeveri a ka të arritura cilat janë ato?
Të arritura në 100 ditët e qeverisë së Isa Mustafës: 1. Ulja e TVSH-së për mallra dhe produkte esenciale nga 16% në 8 % . Zvogëlimi i shpenzimeve qeveritare, pastaj falja e borxheve publike janë tri të arriturat që sipas që janë bërë gjatë 100 ditëve të qeverisjes së Isa Mustafës edhe pse ende nuk janë realizuar por janë vendime dhe zotime të qeverisë Mustafa.
Ai thekson se një nder sfidat të cilat e presin këtë qeveri janë: funksionalizimi i sektorit të drejtësisë , lufta ndaj krimit dhe korrupsionit , zhvillimi ekonomik ,evitimi i trazirave sociale , transformimi i FSK-së në ushtri, votimi i Gjykatës Speciale, projektligji për Trepçën dhe kthimi i qytetarëve që lëshuan Kosovën nga shtatori i vitit 2014 deri në shkurt 2015, thotë njohësi i çështjeve politike mr. Gëzim Qerimi për DrenicaPress.