10 vjeçari shpëton motrën e vogël nga sulmi i qenit (Video)

Ky është momenti tmerrues i një qeni i cili ka kafshuar një vajzën e vogël dhe e ka zvarritur atë rreth një kopshti në nofullat e saj, duke detyruar vëllanë 10-vjeçar të guximshëm dhe trim të ndërhyjë për të shpëtuar jetën e motrës së tij. Pamjet janë rregjistruar nga kamera e sigurisë që tregon qenin Sheru – një çoban i ri gjerman, duke sulmuar vajzën 15-muajshe Kanchi Dhanani, ndërsa vëllai i saj lufton shumë për të mbrojtur motrën e tij. Vëllau dhe motra ishin duke luajtur në kopshtet private në apartamentin e tyre në Ahmedabad, India, javën e kaluar kur qeni 11-muajsh ka nisur sulmin ndaj vajzës së vogël. Pavarësisht nga pamjet dramatike të shpëtimit, vajza Kanchi nuk ka marrë ndonjë plagë, ndërsa vëllai i saj pësoi vetëm disa gërvishtje të vogla.