10 ushqimet që luftojnë dhimbjen e kokës

Zakonisht na ndodh që pasditeve të ndjeni një presion midis tëmthave që më pas kthehet në dhimbje.
Edhe pse keni pirë ujë mjaftueshëm apo keni ngrënë, ju kërkoni një zgjidhje për të qenë të qetë gjatë ditës suaj të ngarkuar. Besojini konsumit të rregullt të këtyre ushqimeve, për të mos pasur më probleme me dhimbjen e kokës.

1.Qershitë. Ato kanë një përbërës që quhet “quercetin” i cili ka veti antioksidante, antialergjike dhe anti-inflamatore. Të gjitha në kompleks vënë një “mburojë” ndaj ndjeshëmërisë dhe dhimbjes. 20 kokrra qershi në ditë ju ndihmojnë për të luftuar dhimbjen e kokës dhe migrenën. Përfitimet mund jt’i merrni edhe nga një gotë lëng qershie.

2. Kafeja. Pija juaj e preferuar ju ndihmon edhe për dhimbjen e kokës. Kafeina ngushton enët e gjakut, çka ndihmon në lehtësimin e dhimbjes. Por kujdes! Në rast se pini shumë kafe, ju dehidraton dhe ju shton dhimbjen e kokës.

3. Salmoni. Proteinat e salmonit do t’ju eleminojnë dhimbjen e kokës për shkak të urisë, sepse ju japin energji të qëndrueshme dhe stabilizojnë nivelin e sheqerit në gjak. Acidet yndyrore omega3, reduktojnë frekuencën, kohëzgjatjen dhe intensitetin e dhimbjes së kokës. Marrja e vitaminës B nëpërmjet salmonit, dy herë në javë, rregullon funksionimin e trurit.

4. Drithërat e plota. Drithëra si meli apo tërshëra, janë të pasura me magnez dhe vitaminë B, të cilat luftojnë dhimbjen e kokës.

5. Spinaqi. Spinaqi është një ndër perimet më të mira me gjethe që mund konsumoni. Jo vetëm që pastron lëkurën dhe mban të shndritshëm flokët tuaj. Vitamina B2 ka një efekt zbutës në tru, duke ndihmuar në lehtësimin e çdo dhimbjeje.

6. Salcat pikante. Ushqime pikante si salcat, specat djegës dhe catchup-i pikant ndihmojnë për të lehtësuar dhimbjen e sinusit. Djegësia do të pastrojë sinuset tuaja dhe do të lehtësojë rrugët e frymëmarrjes. Kjo do të lirojë presionin dhe do të qetësojë dhimbjen e kokës.

7. Misri. Misri dhe ushqimet e tjera që janë të pasura me vitaminë B3 rregullojnë funksionimin e qarkullimit të gjakut dhe qetësojnë nervat. Nëse nuk keni sasi të mjaftueshme të vitaminës B3 në dietë, kjo shkakton dhimbje koke të lidhur me stresin. Nëse nuk ju pëlqen misri, mund ta zëvendësoni me patate, fasule ose domate.

8. Bananet. Vitamina B6 (ashtu si B3) është shumë e fuqishme në luftimin e dhimbjeve të kokës. Ajo gjendet në banane dhe ndihmon në rritjen e nivelit të serotoninës në trupin tuaj, duke vepruar si një anti-depresiv. Studimet kanë treguar që vitamina B6 lufton edhe lodhjen nervore, kështu që hani sa më shumë.

9. Shalqiri. Dehidratimi është një nga shkaqet më të shpeshta të dhimbjes së kokës. Herën tjetër, hani një fetë shalqi para se të pini një qetësues. Ai përmban ujë, çka ndihmon trupin të hidratohet.

10. Farat e linit. Acidet yndyrore omega 3, ndihmojnë në luftimin e migrenës, falë vetive të tyre anti-inflamatore. Shtoni një lugë të madhe me fara lini, në vaktin tuaj të darkës, në kekun me banane ose muffins.

 
Loading...