1 në 10 veturat e shitura Mercedes është AMG [FOTO]

Edhe pse dikur konsideroheshin si shumë të veçanta, tani veturat AMG janë bërë pothuajse të zakonshme.

Viti 2017 ka qenë një vit i mbarë për veturat Mercedes – Benz AMG të cilat në këtë periudhë kohore përfaqësojnë 10% të shitjeve të përgjithshme të veturave Mercedes – Benz, transmeton Express. Rritja e shitjeve i atribuohet kryesisht linjës AMG 43.

Falë kësaj rritjeje, Mercedes tani po organizon trajnime të specializuara për veturat AMG në përfaqësitë e tyre. Kjo rritje ulë vlerën e veturave AMG pasi që ato tani shihen më shpesh në rrugë dhe nuk janë të rralla dhe ekskluzive si më parë.

Lexo tjetër  Ky është llaptopi më i hollë nga HP