​Lamtumirë Montella, vjen Petkovic

Milan është duke menduar për trajnerin e ri, pasi drejtuesit e skuadrës nuk kanë besim në trajnerin Vincenzo Montella

E ardhmja e trajnerit, Vincenzo Montella nuk është e sigurt në San Siro dhe do të varet nga derbi i së dielës ndaj Interit.

Në rast se Milan do ta humb edhe derbin, atëherë kjo do të ishte humbja e katërt në tetë ndeshje dhe e treta më radhë, pas Sampdorias dhe Romës.

Këto paraqitje të dobra në ndeshjet e fundit kanë bërë që drejtuesit e Milanit të kërkojnë për një trajner të ri, me përzgjedhësin e Zvicrës, Vladimir Petkovic si objektivin kryesor, shkruan Blick.

Drejtori Sportiv i Milanit, Mariabelli ka nisur kontaktet e para me Petkovic, i cili ka kontratë me Federatën e Futbollit të Zvicrës deri në vitin 2019.

Por, në rast se Zvicra dështon të sigurojë kualifikimin në Kupën e Botës nga play-offi, atëherë ai do të largohej para kohe.