​Kosova mëson kundërshtarët e mundshëm në Ligën e Kombeve

Janë caktuar të gjitha vazot brenda grupeve në Ligën e Kombeve.

Kombëtarja e Kosovës në futboll është vendosur në vazon e katërt të Grupit D së bashku me Andorrën, San Marinon dhe Gjibraltarin.

Kosova do të përballet me nga një ekip prej secilës vazo.

Shorti për fazën e grupeve do të hedhet më 24 janar të 2018-s.

Orari i plotë i ndeshjeve:

1: 6-8 shtator 2018

2: 9-11 shtator 2018

3: 11-13 tetor 2018

4: 15-17 tetor 2018

5: 15-17 nëntor 2018

6: 18-29 nëntor 2018