​Dy yje të Juventusit ‘përleshen’ për fanellën e Messit (Foto)

Leonardo Bonucci dhe Georgio Chiellini kanë diskutuar në fund të ndeshjes se cili duhet ta marrë fanellën e Leo Messit

Ylli i Barcelonës, Leo Messi, nuk kishte ndeshje të mirë ndaj Juventusit, por në fund të ndeshjes ishte protagonisti kryesor.

Kjo pasi Chiellini dhe Bonucci patën një diskutim se kush duhet të marrë fanellën e tij.

Në fund atë privilegj e kishte Bonucci, ndërsa Chiellini mori fanellën e Luis Suarezit. /Express/